Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë në Dibër për shkak se janë kapur me kanabis. Të arrestuarit janë A.D., 20 vjeç, banues në Bulqizë dhe B.Z., 18 vjeç, banues në Maqellarë.

Këto dy persona u arrestuan pranë vendit të quajtur “Ura e Sebinit” në Shupenzë. Këto dy persona do të përballen me akuzat përkatës për posedimin e kanabisit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike si dhe mbi bazën e informacioneve  të marra në rrugë operative, se dy  të rinj mund të merren me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla,  specialistët për hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, organizuan punën, duke ushtruar kontroll ku në vendin e quajtur  “Ura e Sebinit”,  Shupenzë, u gjetën dhe u bllokuan  në cilësinë e provës materiale disa doza të vogla me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore , u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.D., 20 vjeç, banues në Bulqizë,

B.Z., 18 vjeç, banues në Maqellarë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër  për hetime të mëtejshme.

Top Channel