Një shtetas sirian është kapur një fshatin Mirakë të Librazhdit. 22-vjeçari së bashku me 4 sirianë të tjerë po udhëtonte me makinë nga Korça në drejtim të Elbasanit.

Drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar, i ka kërkuar 200 euro sirianit, por për shkak se nuk kishte para me vete, e ka zbritur nga automjeti. Më pas, 22-vjeçari ka kërkuar ndihmë në një lokal në Mirakë.

Pronari i lokalit pasi e ka ndihmuar me ushqim ka lajmëruar policinë, e cila ka marrë për veprime të mëtejshme shtetasin sirian. Burime brenda policisë së Elbasanit bëjnë me dije se shtetasi nga Siria ka paguar 800 euro për të hyrë brenda kufirit shqiptar nga mali.

Ende nuk dihet asgjë për 4 sirianët e tjerë dhe drejtuesin e automjetit.

Top Channel