Kaos në Kazakistan! Banorët e fshatrave përleshen mes tyre me armë, 8 persona humbin jetën

08/02/2020 09:22

Përleshjet e dhunshme në disa fshatra në pjesën jugore të Kazakistanit, ka lënë të vdekur të paktën 8 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, lajmi u njoftua nga Ministri i Brendshëm i këtij shteti Yerlan Turgumbayev.

Rreth 70 persona u përfshinë në përleshjen fillestare në periferi të fshatit Masanchi, shumë pranë kufirit kazakistan-Kirgistan, ndërsa më vonë dhe 300 persona nga fshatrat përreth u përfshinë në ngjarje njoftoi ministri.

Turma nuk u mjaftua duke u përleshur vetëm mes tyre, pasi ata sulmuan edhe dy oficerë të policisë duke i lënë ato të plagosur. Madje grupi i tërbuar dogji dhjetëra ndërtesa dhe makina. Me anë të një aksioni, policia arriti të arrestojë 47 persona dhe të konfiskoi dy armë gjahu, u shpreh ministri Turgumbayev.

Me anë të një njoftimi zyrtar, presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev u shpreh se policia dhe garda kombëtare e ka situatën nën kontroll dhe se i ka kërkuar qeverisë të ndërmarrë hapa për të ruajtur qetësinë në fshatra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA