Grabitje në mes të ditës në Durrës. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.12, në një rrugë dytësore, në filialin e një banke të nivelit të dytë, rreth orës 14:24.

Një person ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e një objekti në dukje armë zjarri e llojit pistoletë ka marrë lekët mbi banak. Nga hetimet rezulton se është grabitur një shumë rreth 100.000 lekë dhe më pas është larguar me vrap.

Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Në kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore.

Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administronin e çdo prove që do shërbejnë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.

Top Channel