“Angazhimi i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, faktor kyç për paqen dhe demokracinë”/ Meta takim me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë

08/02/2020 17:25

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, në prag të vizitës së tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Meta bashkangjitur fotos ku shihen të gjithë së bashkuar, shkruan se vlerëson rolin e tyre si një kontribut për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve amerikano-shqiptare.

Postimi i plotë:

“Një takim i frytshëm me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, në prag të vizitës së tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Vlerësoj rolin e tyre për forcimin e lidhjes sonë transatlantike, si një kontribut i shtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane. Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë dhe demokracinë”
, shkruan Presidenti në postimin e tij në “Facebook”.

Top Channel