
15/05 12:27
E ardhmja e Willian te Chelsea mbetet në pikëpyetje. Braziliani ka vetëm pak muaj të mbetur në kontratën aktuale dhe në verë do të jetë lojtar i lirë me klubet më të mëdha të Europës që janë vënë në radhë për ta afruar.
32-vjeçari dëshiron të qëndrojë te Chelsea dhe të rinovojë por nuk është aq e thjeshtë pasi klubi ka një strategji për rinovimet me lojtarët në një moshë të caktuar dhe nuk mund t’i ofrojë më shumë se 2 vite.
Për Willian kjo do të jetë kontrata e fundit e rëndësishme prandaj palët ende po negociojnë dhe nuk përjashtohet largimi me parameter zero ku Barcelona është më e favorizuara ndaj Juves, Bayern Munich apo Inter.
Top Channel