SHBA-ja dhe Tajvani bien dakord të zhvillojnë mikroçipa në këmbim të uljes së tarifave, marrëveshja shkakton pakënaqësi në Pekin
Një grua kolumbiane është shtirur si infermiere për të rrëmbyer një foshnje nga prindërit e saj, por ky plan ka dalë zbuluar nga kamerat e sigurisë në një spital në Bogota.
Policia e ka identifikuar “infermieren e rremë” si Leidy Johana Diaz. E veshur me uniformën e infermieres, gruaja i kishte thënë prindërve të vogëlushes se duhet ta dërgonte atë në një sallë tjetër për të kryer disa analiza më të detajuara.
Në video shikohet sesi gruaja e fut foshnjën e porsalindur nën xhaketë dhe më pas nxiton për të dalë nga spitali. Megjithatë prindërit dhe stafi spitalor të ndihmuar dhe nga kamerat e sigurisë e kuptuan se kjo ishte një grabitje dhe lajmëruan menjëherë sigurinë e spitalit për ndihmë. Më pas me ardhjen e oficerëve të policisë gruaja është arrestuar, ndërsa foshnja i është rikthyer shëndoshë e mirë prindërve.
Top Channel