Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i është përgjigjur Përfaqësuesit Special të Presidentit Donald Trump, ambasadorit Richard Grenell, duke i thënë se Albini është gënjeshtar dhe se propozimi i tij është shumë i qartë qysh prej janarit 2019, të cilin Albini nuk e ka mbështetur dhe ka bërë fushatë kundër tij.
Përgjigja e Veselit në Teitter vie, pasi Grenell kishte shkruar se SHBA është duke kërkuar heqjen e taksës dhe në këtë pikë Albin Kurti ka të drejtë.
“Zotëri Ambasador, Albini është gënjeshtar. Propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019. Albini nuk e ka mbështetur dhe ka bërë fushatë kundër tij. Unë jam i shqetësuar me nxitimin e qeverisë së re për t’u marrë me këtë çështje pa një plan konkret, i cili e vendos interesin më të mirë të Kosovës në rend të parë”, ka shkruar Veseli./KosovaPress/
Top Channel