U hodh nga kati i 9-të i pallatit/ Gruaja kishte tentuar të vetëvritej edhe më parë
07/02/2020 12:47
Paraditen e sotme, rreth orës 10:30, në Fier, një 76-vjeçare u hodh nga kati i nëntë i pallatit. File Troka ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
E ndjera ishte nga fshati Kafaraj i Fierit dhe prej dy vitesh jetonte në shtëpinë e vajzës së saj në lagjen Apollonia, aty ku humbi jetën. Sipas banorëve të pallatit, e moshuara trajtohej shumë mirë nga familjarët, ndërkohë që prej disa vitesh kurohej për depresion.
Ata shprehen për Top Channel se 76-vjeçarja ka tentuar edhe më parë të vetëvritet. Kur është hedhur nga ballkoni i katit të 9-të, e moshuara ishte vetëm në shtëpi.
Top Channel