Turqia nuk ka ndërmend të tërheq trupat e saj nga pikat e vëzhgimit, në rajonin e Idlibit në Siri, edhe pse tre nga këto pika gjenden në zonat e kontrolluara prej forcave të regjimit sirian. Tensionet mes dy vendeve u përshkallëzuan nga vrasja e tetë ushtarëve turq nga bombardimet siriane në 3 shkurt.
Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, ka kërcënuar se do t`i zmbrapsë trupat siriane në Idlib, nëse nuk tërhiqen deri në fund të muajit. Ushtarët e Bashar al –Asadit po përpiqen ta rivënë nën kontroll këtë rajon dhe disa pjesë të Alepos. Zonat në fjalë janë territoret e fundit në duart e rebelëve anti-qeveritarë që thuhet se gëzojnë mbështetjen e Turqisë. Rusia dhe Irani kanë mbështetur forcat e Assadit në konfliktin sirian.
Por Erdogan i tha të martën homologut rus, Vladimir Putin se Ankaraja do të përgjigjet “ashpër” nëse do të ketë një tjetër sulm sirian. Në Turqi gjenden rreth 3.5 milionë refugjatë sirianë. Ankaraja druhet se mund të përballet me një fluks tjetër refugjatësh pas përshkallëzimit të dhunës në Idlib.
Top Channel