“Të kthehet çështja ÇEZ”/ Taulant Balla: Një prej dosjeve më të zeza, Prokuroria duhet t’ia kalonte SPAK-ut

07/02/2020 12:08

Kuvendi i ka kërkuar Apelit kthimin e çështjes “ÇEZ” në prokurori, një ankimin i bërë sot, nën përfaqësinë e Taulant Ballës.

Sipas Ballës, si gjyqtari ashtu edhe prokuroria nuk kanë bërë asnjë analizë minimale të fakteve. Balla tha madje se Sali Berisha, nuk ishte thirrur kurrë as nga Prokuroria dhe as nga gjyqtari Lazër Sallaku, që sipas tij ish-kryeministri përbën njeriun prej nga ku duhet të kishte nisur kjo dosje.

“Dosja CEZ është një prej dosjeve më të rëndësishme dhe më të zeza të korrupsionit në Shqipëri. Do të doja të ftoja këdo që ka pak informata juridike të lexojë vendimin e Gjykatës. Gjykata ka bërë një dezertacion për veprat penale por në asnjë moment nuk ka analizuar faktet. Nga faqja 10 deri në fund gjyqtari ka shpjeguar c’nënkuptojnë emërtesat e veprave penale dhe termat, por jo faktet. Privatizimi i OSSH që ka qenë objekt i komisionit hetimor është bërë në kundërshtim të plotë me ligjin, sepse është nxjerrë për privatizim një shoqëri e sapokrijuar që nuk kishte bërë një bilanc për energjinë. Prej 2005 në materialin e Prokurorisë kemi identifikuar të gjitha hapat dhe të gjitha bisedat dhe të gjitha negociatat që kjo kompani të shkonte tek ky blerës”, u shpreh Balla

Më tej përfundoi:

“Siguroj opinionin publik që kjo çështje nuk mund të mbyllet është e pahetuar nga Prokuroria por qoftë në materialin e Komisionit Hetimor por edhe në dosjen e gjyqtarit është tejet e qartë që personat e përfshirë në këtë çështje duhet të hetohen. Si në këtë vend deri në ngritjen e SPAK, të bësh një kallëzim penal dhe Prokuroria as mos thërrasë të kallëzuarin.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA