Mënyra e vetme për të zbuluar jetë jashtë tokësore është një ekspertët e disa fushave të punojnë së bashku, deklaroi sot një shkencëtar i njohur rus, duke argumentuar se deri tani njerëzimi nuk i ka përdorur si duhet mjetet për zbulimin e alienëve.
Alexander Panov, kërkues i fizikës bërthamore në Universitetin shtetëror të Moskës ankohet në një intervistë të fundit për mangësitë në ndërveprimin e kërkimeve biologjike dhe atyre për inteligjencë në universin e hapur, si dhe bëri thirrje për më shumë bashkëpunim në dy fushat që kanë qëllimin e njëjtë të gjetjes së alienove.
“Sigurisht që nuk jemi vetëm. Çështja nuk është nëse ekzistojnë, por ku ekzistojnë,” tha i sigurt Panov.
Teksa disa shkencëtarë e astronomë kërkojnë për eksoplanete në zonat e përshtatshme të yjeve të ndryshëm, disa të tjerë ekzaminojnë atmosferën e planetëve në kërkim të shenjave biologjike por Panov thotë se nuk ka bashkëpunim ose ndërthurje të këtyre dy fushave dhe dy grupeve të kërkuesve.
“Ndoshta në një nga planetet e këtij ylli ka një civilizim të zhvilluar që është i aftë të dërgojë mesazhe në hapësirë, por ashtu si ne ata nuk kanë energjinë dhe aftësitë për ta transmetuar vazhdimisht te të gjithë yjet e zonës”, thotë ai.
Prandaj në vend të dërgimit të sinjaleve në zonat e shpërthimeve të shkurtra radio, ai sugjeron skanim të pandalur të qiellit pasi mund të jetë e mundur që një numër civilizimesh të avancuara të kenë krijuar një zonë karantine rreth nesh, ndoshta dhe me zhurmues valësh radio, për të mos ndikuar në zhvillimin tonë.
Panov shton më tej se komunikimi mes civilizimeve është i mundur por jo gjithmonë në dy drejtime pasi disa civilizime të lashta mund të kenë magazinuar diturinë e tyre në re kozmike dhe të ekzistojnë pas miliona vjetësh.
Top Channel