Përhapja e koronavirusit në Kinë ka siguruar terren për teoritë e komplotit dhe dezinformimin në internet kudo, por në Rusi ato po përhapen edhe në programe të lajmeve ‘PrimeTime.’
Televizioni rus “Channel One” ka transmetuar një teori që lidh koronavirusin me Presidentin e SHBA, Donald Trump. Ky televizion madje ka nisur një program të rregullt kushtuar teorive të komplotit të koronavirusit në edicionin kryesor të lajmeve të mbrëmjes.
Stili i raportimit është i paqartë, por kjo ka arritur të tërheq vëmendjen e shumë personave.
Një nga rrjetet kryesore televizive kombëtare, Channel One, madje ka nisur një rubrikë kushtuar teorive të koronavirusit në programin kryesor të lajmeve të mbrëmjes, Vremya (“Koha”).
Sipas këtij televizioni, shkak për përhapjen e virusit janë SHBA dhe Presidenti Trump.
Një nga idetë e transmetuara është se prania e fjalës “korona”, që do të thotë kurorë si në latinisht ashtu edhe në rusisht, në fjalën koronavirus lë të kuptohet se Donald Trump është i përfshirë në një farë mënyre.
Me sa duket, kjo ndodh për shkak se ai kryesonte konkursit e bukurive, duke u dorëzuar fituesve kurorat e tyre. Në fakt, shkencëtarët e quajtën virusin për shkak të formës së saj si kurorë.
Top Channel