Nga Haaland te Leclerc/ Gjenerata e re e super-sportistëve

07/02/2020 14:32

Në provën më të rëndësishme të vitit dhe në skenën më të madhe e më të lakmuar të globit, një yll i ri mes sportistëve i bëri vend vetes me prepotencë në finalen e Super Boul.

Patrik Mahomes inspiroi Kansas Sitin në suksesin kundër San Fransiskos dhe konsiderohet një nga yjet e gjeneratës së ardhshme, për të cilin skuadrat dhe sponsorët do të bëjnë çmenduri ekonomike për ta joshur. Por talenti 24 vjeçar nuk është i vetmi në parashikimet e ekspertëve…

Në futbollin e sotëm, Erling Haland po kthehet në një makineri të frikshme golash, vetëm pak javë pasi ndryshoi skuadër. Që kur zbarkoi te Borusia e Dortmundit, norvegjezi fluturues ka shënuar 7 herë në vetëm 133 minuta lojë, praktikisht një vrasës para portës kundërshtare që ka trefishuar vlerën në pak kohë dhe konsiderohet një emër që do dominojë dekadën e ardhshme në futboll.

Shumëkush është gati të vendosë bast se Deniel Dybua’ do të shkëlqejë si askush tjetër në ring, në dekadën që vjen. Është vetëm 22 vjec dhe nuk ka shumë kohë mes profesionistëve por është nga ata që flet në ring dhe jo në shfaqjet që më shumë janë të denja për aktorët, sesa për boksierët elitarë.
Kur Dybua është në ring, prisni një ndeshje elektrizuese, e jo më kot talenti nga asgjësuar çdo rival nga 14 të fundit që ka patur përballë.

Mes sportistëve që pritet të dominojnë, ekspertët vendosin një emër të vetëm në Formula 1, Sharl Lëklerk që ka impresionuar me Ferrarin e shihet si i vetmi për të ndalur hegjemoninë Mercedes, dhe kampionit të botës Ljuis Hemilton.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta