Shqipëria nuk do të qëndrojë pas derës së Europës duke qarë që ajo të hapet, tha kryeministri Edi Rama në një intervistë për AFP-në.

Kreu i qeverisë shqiptare këmbënguli se shtetet e Ballkanit duhet të fokusohen tek e ardhmja e tyre teksa Brukseli kërkon zgjidhje për pyetjet plot gjemba mbi procesin e vet të pranimit.

“Unë nuk pres asgjë. Ne duhet të bëjmë gjërat që duhet të bëhen pavarësisht nga vendimet në Bruksel. Vendi nuk mund të vazhdojë të jetojë me ankthin e pritjes së diçkaje që nuk është në dorën tonë. Ne nuk do të qëndrojmë te dera e Europës dhe të qajmë. Ne nuk I hymë kësaj rruge sepse na e kërkuan francezët apo gjermanët, por sepse është rruga e vetme e arsyeshme për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të ardhmen e këtij vendi”.

Edhe vetë reformat e BE-së, shtoi Rama, janë larg kontrollit të Tiranës, megjithëse, nga sa theksoi ai, “është e rëndësishme edhe për ne që Europa të ndryshojë”. Europa sipas kryeministrit, “po vuan, nuk po funksionon siç duhet e kjo është e qartë.” Rama këmbënguli më tej se Shqipëria ka bërë më shumë se çdo vend tjetër për hapjen e negociatave. Por sërish sqaroi se vendi “do të vazhdojë t’i bëjë detyrat e shtëpisë, sepse nuk e po i bën për Brukselin, po i bën për vete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA