Punëtorët në Italinë veri perëndimore po nxitojnë të vjelin miliona lule të verdha, verbuese, të mimozave por thonë se gjithçka po ndodh shumë më herët se zakonisht, e kjo për shkak të ndryshimeve të klimës.
Ekonomia lokale në kodrinat e ulëta dhe të izoluara, varet tek këto lule prej të paktën 50 vitesh. Ato mblidhen me dorë, paketohen në kuti dhe më pas shpërndahen në Itali por edhe në Evropë dhe përtej saj.
Lulet janë zakonisht të kërkuara me afrimin e 8 marsit, ditës ndërkombëtare të gruas. Vitet e fundit, ndryshimi i klimës ka bërë që lulet të shfaqen më herët, që në shkurt e madje edhe që në janar. E kjo, është pak problem për banorët pasi u jep pak kohë për ti mbledhur ato dhe për ti shitur.
Ndërkohë, punëtorët vazhdojnë të mbledhin lulet e brishta në kodrinat përreth Seborgës dhe rivierës së luleve, vetëm pak larg kufirit me francën.
Top Channel