Me ligjin anti- KÇK, a ndiheni një super ministër? Ja si përgjigjet Sandër Lleshaj
07/02/2020 00:49
Në Open në Top Channel u fol për operacionet anti- KÇK ku ka prodhuar debate të forta mes Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe gazetarëve.
A ndiheni një super-ministër tani me këto kompetenca?- e pyeti Eni Vasili.
Jo, nuk jam dhe nuk ndihem super ministër. Jam si të gjithë ministrat e tjerë por me më shumë përgjegjësi- tha Lleshaj.
Po ju jeni kryesues në operacionet kundër krimit, jeni mbi SPAK sipas ligjit anti- KÇK?- e pyetën ministrin.
‘Ju thoni kryesim por nuk është kryesim i kuptimit të parë. Është në kuptimin e bashkëpunimit. Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me mediat dhe më pushtetet e tjera’- tha LLeshaj.
Top Channel