10/01 23:06
Një burrë vrau partneren e tij para se të përdhunonte dhe vriste vajzën e saj adoleshente dhe më pas të varte veten në Irlandën e Veriut.
Hetuesi Coroner Joe McCrisken e quajti vdekjen e Giselle Marimon-Herrera, 37 vjeç, nga Kolumbia, dhe vajzën e saj, Allison, 15 vjeç, ‘barbare’ dhe ‘një nga çështjet më të vështira’ që ai ka kryesuar ndonjëherë.
Trupat e nënës dhe të bijës u zbuluan në një apartament në Neëry më 7 Mars 2019, së bashku me atë të Russell Steele, nga policia pasi të gjithë ishin raportuar të zhdukur.
Zonja Marimon-Herrera vdiq nga mbytja po ashtu edhe vajza e saj. Qeni i tyre chihuahua gjithashtu u gjet i ngordhur.
Top Channel