Dy mjete të blinduara ushtarake janë zhdukur së fundmi nga hangarët e ushtrisë së Suedisë në Enköping njoftonin dje mediat vendase teksa alarm kombëtar është lëshuar për to.
Të dyja mjetet e njohura si Terrängbil 16s, ose Galten (“Derri i egër”), konsiderohen si të teknologjisë së fundit dhe përdoren për transportin e trupave.
Me një kosto prej 2 milion krona secila ($210,000) mjetet mund të pajisen me armatime të ndryshme sulmi dhe granata lëshues. Në kohën e vjedhjes raportohej se ato nuk kishin armatime në bord.
“Është serioze dhe e pazakontë vjedhja e mjeteve të tilla”, tha zëdhënsi i ministrisë së mbrojtjes Jesper Tengroth.
“Një fuqi e huaj mund të përfitojë prej tyre nëse kanë pajisjet e përshtatshme, ose ndryshe mund të përdoren për grabitje”, komentonte eksperti ushtarak Lars Wilderäng.
Pas dhënies së alarmit kombëtar një prej mjeteve u gjet i braktisur në zonën Tillberga jashtë qytetit të Västerås. Asnjë arrestim nuk ishte bërë mbi çështjen.
Top Channel