Dy shtetas janë arrestuar në qytetin e Dibrës, ku njëri prej tyre është ndaluar nga policia pasi drejtonte automjetin në gjende të dehur e ndërsa shtetasi tjetër aksidentoi një këmbësore.

38-vjeçari, i cili po drejtonte automjetin në gjende të dehur, humbi kontrollin duke rënë në anë të rrugës, ka marrë lëndime në trup por ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa, shtetasi A.B., ka aksidentuar me makinë një 52-vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetë.

Dibër / Klos

Arrestohet në flagrancë nga Policia Rrugore 38-vjeçari, i cili duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, humbi kontrollin duke rënë në anë të rrugës.

Si dhe arrestohet një tjetër shtetas, pasi me automjetin e tij aksidentoi një këmbësore.

Nga specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në D.V.P.Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi:
I. K., 38 vjeç, banues në Klos.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Klos –Burrel, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, pa leje drejtimi, dhe në gjendje të dehur (në masën 0.55 mg/l), ka humbur kontrollin mbi mjet dhe për pasojë ka rënë në anë të rrugës, duke marë lëndime trupore, i cili ndodhet në spital jashtë rezikut për jetën.

Si dhe u arrestua shtetasi :

A. B., 38 vjeç, banues në Peshkopi.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Peshkopi-Kastriot, duke drejtuar automjetin tip “Sharon”, ka aksidentuar një 52-vjeçare (këmbësore), e cila ndodhet në spital jashtë rezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër dhe Mat për hetime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA