Anija me koronavirus ne Japoni, identifikohen tre maqedonas

07/02/2020 09:35

Në Japoni, 61 pasagjerë në një anije lundrimi ndalur në portin e Yokohama janë diagnostikuar me virusin vdekjeprurës, ka raportuar Associated Press.

Tre persona nga Maqedonia e Veriut ndodhet në anijen e ndaluar në Jokahama për shkak të të prekurve me koronavirus.

Anija prej ditësh nuk lejohet të ankorojë ndërkohë që deri tani janë 61 persona të dyshuar me koronavirus në të.

Ministria e jashtme e Maqedonisë së Veriut pas informatave me homologët japonezë iu konfirmuan se janë tre shtetas të saj në anije por nuk dihet nëse janë ose jo të prekur nga koronavirusi.

Raste të konfirmuara brenda anijes janë 20 me koronavirus por ka prirje që numri të jetë më i lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA