“Alert” në SHBA/ Një anije pranë New York-ut dyshohet se mbart pasagjerë me koronavirus

07/02/2020 19:12

4 pasagjerë në një anije lundrimi pranë New York City po marrin vlerësime të mëtejshme për koronavirusin.

Një anije në afërsi të New York City dyshohet se ka në bord persona që mund të jenë të prekur me koronavirus. Ndërkohë sipas autoriteteve vendase të  paktën 4 persona do të merren dhe tu nënshtrohen analizave për ët zbuluar nëse janë të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Anija është ankoruar në portin e New Jersey, ndërsa pranë saj nuk lejohet që të afrohen persona të paautorizuar.

Deri më tani në anije janë kontrolluar 27 pasagjerë, por 4 prej tyre kanë dhënë shenja dyshuese të virusit. Të gjithë ata kishin udhëtuar në Kinë kohët e fundit por 23 persona kanë rezultuar të pastër.

Anija Royal Caribbean (RC) ka një kapacitet prej 4,900 pasagjerësh dhe 1.500 të ekuipazhit, por numri i njerëzve në anije të Premten nuk u bë i njohur.

Kujtojmë se Koronavirusi u shfaq në  Kinë rreth dy muaj më parë. Ky virus ka vrarë 638 njerëz, kryesisht në Kinë, dhe po paralizon ekonominë e dytë më të madhe në botë. Ndërkohë virusi ka infektuar më shumë se 31,000 në më shumë se 25 vende dhe territore. SH.B.A. ka të paktën 12 raste të konfirmuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA