Zbulohet një rast i pazakontë i ”lopës së çmendur”

06/02/2020 18:33

Një rast i pazakontë i encefalopatisë sponxhiforme të gjedhit, e ashtuquajtur sëmundja e “lopës së çmendur”, është zbuluar në Zvicër, megjithatë pa rrezik për shëndetin e njerëzve, njoftoi sot Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (OSAV) në Zvicër.

“Analiza e kryer tregoi se nuk bëhej fjalë për një formë klasike, por për një formë të pazakontë të sëmundjes”, theksuan autoritetet, nëpërmjet një deklarate.“Kjo formë e pazakontë nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve”, tha zëdhënësja e OSAV-it.Rasti iu njoftua Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve si edhe BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA