11/01 18:58
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 goditi Turqinë para pak javësh duke lënë 39 viktima dhe mijë të plagosur dhe pa shtëpi.
Akoma pa kaluar dhimbja e tërmetit një tjetër tragjedi ‘doli’ nga hiçi. Në Van një ortek zuri poshtë një makinë që po pastronte borën si dhe një minibus me 14 persona.
Për të bërë të mundur shpëtimin e tyre pasi ishin në dëborë morën pjesë rreth 300 persona.
Dhe këtu ndodhi tragjedia e dytë në pak orë, ku një tjetër ortek u shkaktua duke shënuar edhe 34 të vdekur të tjerë plus 7 personave që kishin ndodhur në ortekun e parë duke e çuar në 41 totalin.
Shifrat zyrtare janë 41 të vdekur, ku bëhet me dije se është arritur të nxirret nga orteku edhe viktima e fundit.
/A.Pali/
Top Channel