Studiueset e spitalit Spallanzani refuzojnë ftesën në Sanremo: Kemi punë me koronavirusin

06/02/2020 20:21

Rosaria Capobianchi, Francesca Colavita e Concetta Castilletti, studiueset mjekësore italiane që kanë arritur të izolojnë koronavirusin e panjohur, refuzuan sot ftesën për në festivalin e Sanremos megjithse u ftuan përmes rrjetit Rai dhe ministrisë italiane të shëndetësisë.

Tre studiueset kanë punuar dhe vijojnë të përpiqen në përballimin e emergjencës shëndetësore që ashtu si në vende të tjera ka trazuar dhe Italinë.

Ministria e shëndetësisë njoftoi se në një fazë kaq delikate do të ishte e vështirë pjesmarrja e tre kërkueseve të rëndësishme dhe në fakt konfirmimin e refuzimit e dha drejtoresha e spitalit Spallanzani, Marta Branca.

«Me keqardhje detyrohemi të refuzojmë ftesën prestigjoze në festival të personelit kërkimor të spitalit tonë por siç mund ta kuptoni, jemi në kohë të ngushta emergjence dhe nuk është e mundur një organizim i tillë», deklaroi drejtoresha e spitalit roman në të cilin është arritur të izolohet për studim, koronavirusi i panjohur i epidemisë kineze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA