Tanimë që koronavirusi i ri është përhapur në 25 shtete madje edhe në vendet fqinje me ne, Shqipëria ka shtuar masat në pikat kufitare. Komiteti teknik ka ndryshuar mënyrën e kontrollit te ne në të gjitha pikat kufitare në vend.

Regjistrohen të gjithë pasagjerët që hyjnë në territorin shqiptar.

Për të frenuar për hapjen e koronavirusit nëse do të kemi ndonjë rast janë trajnuar infermierët e autoambulancave dhe mjekët të cilët do të kenë kontakt të parët, duke u veshur me një uniform sterile, e cila përmban disa shtresa dhe ka një protokoll të caktuar.

Ndërkohë, janë përcaktuar edhe dy vende që mund të shërbejnë si karantinë në rast se do të kemi raste me koronavirus në Shqipëri, por nëse do të hapet karantinë ose jo do të jetë një vendim që do të merret në bazë të vlerësimit të situatës/ Alma Demiraj/

Top Channel