Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e ish-basketbollistit
06/02/2020 07:54
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në banesën e ish-baskebollistit të Vllaznisë, Nikolin Arra.
Ai dhe familja e tij ndodhen jashtë Shqipërisë. Sipas verifikimeve paraprake të policisë lënda plasëse është vendosur në portën hyrëse të banesës në lagjen Qaf Hardhi në Shkodër.
Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve.
Top Channel