Sekretari i Shtetit Michael R. Pompeo u takua me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dje në Uashingon.
Ata diskutuan mbi prioritetet e përbashkëta gjatë kryesimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga Shqipëria.
“Sekretari nënvizoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe përpjekjet e vazhdueshme për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. Sekretari gjithashtu përgëzoi Kryeministrin për angazhimin e palëkundur të qeverisë së tij për të ndarë barrën e detyrimeve në NATO, për luftën ndaj aktivitetit keqdashës të Iranit dhe për marrjen përsipër të një roli udhëheqës rajonal në mbrojtje të rrjeteve të komunikimeve të së ardhmes”, jep detaje ambasada mbi takimin e tyre.
Top Channel