Pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo, kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në Këshillin e Atlantikut, nga ku iu përgjigj pyetjeve të të ftuarve ku nuk mungoi interesimi, për luftën e nisur nga OFL me pasuritë e krimit të organizuar.
“Ka njerëz që pyesin “pse merreni me ata, pse nuk merreni me politikanët”. Është shumë e thjeshtë, nuk është qeveria, nuk jam unë, nuk është policia që duhet të merret me çdo keqbërje të politikanëve, është sistemi i drejtësisë. Si mund ta imagjinonim të sekuestronim dhe më pas të konfiskonim pasuritë e mbledhura nga aktivitetet e paligjshme me gjykata që kishim gjatë gjithë këtyre viteve. Si mund ta imagjinonim të sekuestronim pasuritë e mbledhura nga aktivitete e paligjshme me gjykatat që kishim gjatë gjithë këtyre viteve dhe ende kemi në pjesën më të madhe janë tërësisht të infektuara nga krimi i organizuar. Kemi gjyqtarë e prokurore të cilët jo thjesht bashkëpunojnë me krimin e organizuar, por janë pjesë e tij. Tashmë kemi zyrën e Prokurorisë së Posaçme që është ngritur për këtë qëllim dhe kemi edhe Gjykatën e posaçme të krimeve të rënda. Më duhet tu them që këto çështje do të gjykohen në gjykatë nga persona që kanë kaluar vettingun dhe kjo përbën një ndryshim mjaft të madh”, shprehet Rama.
Nga Washingtoni kryemistri foli edhe për pritshmëritë nga konferenca e donatorëve në Brukles.
“Vlerësimi i pas katastrofës është përtej 1 miliardë eurosh, që për ekonominë tonë është shumë. Megjithatë objektivi ynë është rindërtojmë gjithçka, por jo të shkurtojmë projekte të rëndësishme, duke nisur nga shërbime, por gjithashtu edhe në raport me buxhetin e mbrojtjes, na duhet të vazhdojmë , por jo të çojmë deficitin dhe borxhin në pikën e shpërthimit. Jemi në pritje të konferencës së donatorëve në 17 shkurt, ku shpresoj të marrim ndihmë. E di që do të jetë shumë larg të tërë sasisë së parave që na duhet, por megjithatë kemi disa gjëra të mira në mend, siç tha presidenti Trup, por që nuk kam ndërmend tua them sot”, shton kryeministri.
Në Këshillin e Atlantikut kryeministri shpalosi qëndrimin e Shqipërisë në raport me kërcënimet e Iranit dhe strehimin e anëtare të MEK në vendin tonë.
“Kemi shumë për të shkëmbyer sa i takon marrëdhënieve tona dypalëshe por edhe sa u takon sfidave të përbashkëta, njëra prej të cilave është Irani dhe ju e dini shumë mirë që kemi një problem me këtë vend, me regjimin e tij dhe sigurisht, në të njëjtën kohë jemi mjaft të vetëdijshëm për faktin që ndërkohë që kemi ndërmarrë një risk duke hyrë në një operacion të përbashkët me SHBA-të, për të shpëtuar njerëz, jeta e të cilëve kërcënohej, në të njëjtën kohë ndjehem mjaft mirë që nuk jemi të vetëm në këtë”, ka thënë më tej ai.
Top Channel