Policia po kthehet në ushtri të qeverisë! Bushati përplaset me ministrin Lleshaj

06/02/2020 22:19

Një tjetër debat u bë mes analistit Andi Bushati dhe ministrit të Brendshëm të Sandër Leshaj. Debati nisi kur Bushati tha se më këtë ligj policia po kthehet në ushtri të qeverisë.

‘Këta po e kthejnë policinë në një ushtri të tyren’- tha Bushati.

Bushat, më vjen keq. Ky është një aludim- iu kundërpërgjigj Lleshaj.

Në do të mblidhemi prapë dhe ju keni të drejtën të dyshoni por unë vë bast se kjo do të jetë një dështim siç ka ndodhur me qeverinë këto 7 vjet. Këto nuk mund ti fusin më në parlament kriminelët. Do i thonë krimit silluni siç dua unë, sillu si Avdylajt e shko na gjej vota- tha Bushati.

E çfarë pastaj, u soll siç u thamë ne, nuk do ti merret pasuria pastaj?- vijoi Lleshaj.

Po, normal. Është selektiv- tha Bushati.

Top Channel