Pasojat e koronavirusit/ Marketet boshatisen dhe nuk tregtojnë më asgjë

06/02/2020 20:12

Kina dhe e gjithë bota është tronditur nga koronavirusi, që deri më tani ka marrë qindra jetë njerëzish.

Të trembur, nga mundësia e një infektimi të mundshëm nga virusi vdekjeprurës, shumë dyqane në Kinë kanë mbyllur dyert e tyre për të mos tregtuar asgjë këto ditë të vështira për ta.

Rasti i fundit na vjen nga Hong Kong-u, ku në këtë qytet marketet kanë mbetur të zbrazëta, brenda tyre nuk ka mbetur më as edhe një artikull ushqimor. Qytetarët kanë marrë masa duke blerë sasi të mëdha produktesh ushqimore, për të mos rrezikuar në këtë mënyrë që të mbeten pa rezerva të konsumit të përditshëm. Kryetarja e Bashkisë së Hong Kong-ut Keri Lam iu është drejtuar kështu qytetarëve të saj:

“Ka mjaftueshëm rezerva ushqimore, përfshirë orizin dhe shumë produkte të tjera. Qytetarët nuk duhet të brengosen për këtë”, thuhet në njoftimin e Lam.

Kryebashkiakja gjithashtu ka kritikuar ashpër, personat që kanë shpërndarë lajme të rreme në lidhje me artikujt ushqimorë. Kujtojmë që deri më tani Hong Kongu ka regjistruar 21 raste të personave të prekur nga koronavirusi, por nuk përjashtohet mundësia që ky numër të rritet në ditët në vazhdim.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA