Ekskluzive/ Botërori i 2026-s është për të pasurit! Nëse kuqezinjtë kualifikohen, biletat e ndeshjeve do t’i kushtojnë 1500 dollarë 17/12 18:03
Nis të marrë formë stadiumi i ri i Kukësit, një investim shumë i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukurës në vend, i qeverisë i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Është pikërisht institucioni më i lartë i futbollit në vend që ka postuar në faqen e saj një klip të shkurtër nga ecuria e punimeve, ku duken makineritë e rënda në qendër të fushës, ndërsa strukturat e tribunave të ngritura. Punimet mendohet se do të përfundojnë para se të nisë sezoni i ri futbollistik. Inrastrukturës së futbollit në vend do t’i shtohet një ambient modern, që sigurisht do të rritë cilësinë, interesin e tifozëve e sigurisht edhe të ardhurat e klubit verilindor.
Top Channel