Luante gjithmonë rolin e dashnores në shfaqje, flet bashkëshorti i aktores së njohur të humorit: I kishte qejf vetë

06/02/2020 00:38

Pëllumb Kulla dhe Xhuljeta Kulla janë ndër çiftet më interesantë në botën e artit. Përveçse partner në jetë, ata kanë qenë edhe partner në skenë. Pëllumbi dhe Xhuljeta tani kanë bërë 60 vjet që janë njohur dhe jetojnë ende të lumtur me njëri-tjetrin. Ata ishin të ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të festuar edhe një herë 80 vjetorin e regjisorit dhe shkrimtarit të madh.

Ndër të tjera ata kanë treguar disa detaje nga shfaqjet që ata bënin, ku Xhuli kryesisht luante rolet e dashnores dhe për këtë fëmijët e tyre janë ankuar pasi ndiheshin të turpëruar.

Thotë vajza ç’kam hequr unë nga mamaja me atë rolin Elis Dyfurrit, dashnores së Esat Toptanit. S’kisha vend ku të futesh, më thërrisnin në shkollë moj çupë e Esatit. Unë pushimin e bëja brenda në klasë më tha vetë që të mos dilja se nuk i duroja dot. Kurse me skeçin “Telefoni i ri në shtëpi”, Flladit i thërrisnin “hë mokopili i Kasos”, ka treguar aktorja e njohur e humorit Xhuljeta Kulla.

Ndërkohë më tej moderatorja e njohur Jonida Shehu e ka pyetur regjisorin Pëllumb Kulla se pse i jepte ato role asaj dhe ai është shprehur se “i kishte qejf vetë”, i cili ka shkaktuar të qeshura në studio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA