Lleshaj sonte në “Open”/ Do të flasë për paketën “Anti-KÇK” dhe atentatet mafioze
06/02/2020 19:42
Sonte në mbrëmje në orën 21:00 në emisionin Open në Top Channel është i ftuar Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Ministri do të jetë përballë gazetarëve Andi Bushati, Neritan Sejamini dhe Anila Hoxha. Lleshaj do të flasë për çështjet më të “nxehta” të aktualitetit.
Kompetencat e shtuara të Ministrit të Brendshëm pas miratimit të paketës “Anti-KÇK, “Shenjestra” e Operacionit “Forca e Ligjit”, atentatet mafioze dhe zbulueshmëria e tyre janë vetëm disa nga çështjet që pritet të debatohen sonte ne Open.
Top Channel