Kartëmonedhë e falsifikuar dhe largim nga vendi i aksidentit, 2 arrestime në Elbasan
06/02/2020 11:04
Dy shtetas kanë rënë në pranga nga policia e Elbasanit.
Kështu u arrestua në flagrancë shtetasi M. K., 17 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka tentuar të paguajë në një dyqan me një kartëmonedhë që dyshohet e falsifikuar.
Ndërkohë për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” u vu në pranga Xh. Sh., 26 vjeç, banues në Cërrik, pasi në fshatin Kusarth, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar një këmbësore, shtetasen V. M., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Top Channel