Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha në emisionin Open ka pyetur ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj nëse do të mbingarkohet SPAK me dosjet e OFL. Kësaj pyetje Lleshaj i është përgjigjur duke thënë se kjo gje nuk do të ndodhë. Sipas Lleshajt SPAK ka marrë një fuqizim më tepër me ligjin e ri.
Hoxha: A rrezikon te bllokohet SPAK me gjithë këto dosje?
Lleshaj: Ky ligj mund ta shmangte SPAK. Nuk bëhet hetim nga policia. Këto paraqesin vetëm fakte. Dhe është i akuzuar që duhet të justifikojë. SPAK i dhamë edhe një fuqi shtesë. U fut që çdo veprim të eliminohej çdo aludim në lidhje me veprimet. Akti është i konsultuar me të huajt. Ligji është si në Itali, ndeshet në Angli. Ndërkombëtarët na kanë përshëndetur, jemi nën vëzhgimin e tyre.
Top Channel