22/11 23:29
Kujtim Gjuzi njihet si deputeti më kontravers që mund të ketë patur parlamenti i Shqipërisë.
Kjo foto e siguruar nga Top Channel tregon një moment frike nga deputeti, teksa kalonte rrugën.
Një dëshmitar okular tha se Gjuzi i etiketuar nga Rama si “naltmadhnia” ishte duke kaluar rrugën mes përmes makinave për t’u futur në parlament. Shoferi një makine i ka rënë borisë në mënyrë të papritur dhe ka bëre që deri diku konservatori Gjuzi të trembet e të shtanget.
Nuk mbetet gjë tjetër veçse t’i themi deputetit të nderuar se rruga kalohet, vetëm te vijat e bardha e jo mes përmes karvanit të makinave.
Top Channel