‘Foleja e grerëzave’ te PSG, do e paguajë…trajneri

06/02/2020 20:31

Kontrolli i dhomave të zhveshjes është ndoshta një nga detyrat më të vështira që kanë trajnerët në futbollin modern, e kjo po rikonfirmohet te Paris Sën Zhermen.

Unai Emeri u desh të paguajë çmimin për kapriçot e lojtarëve duke u shkarkuar ashtu si paraardhësit, ndërsa tani, edhe pse nuk ka përplasje të tilla si Nejmar me Kavanin për të goditur penalltitë, sërish do ta paguajë trajneri.

Thomas Tuchel u desh fillimisht këtë sezon të përballet me kërkesat deri në sfilitje nga ana e Nejmar për tu larguar te Barcelona, çka e vështirësoi përgatitjen e eki8pit, dhe marrëdhënien me lojtarët e tjerë. Por tani përplasjet publike me Kilian Mbappe shtojnë dozën e presionit, duke llogaritur që francezi është futbollisti më i vlefshëm i ekipit.

Mbappé kontestoi zëvendësimin në suksesin e fundit dhe refuzoi të kërkojë falje, ndërsa një festë pa leje që përfshiu thuajse të gjithë titullarët, u kthye në problemin e radhës. Sërish Tuchel duhet të gjejë kompromisin për të ruajtur besimin e presidentit, në një betejë që e ka humbur që në nisje, e nëse vazhdon kështu, do humbë në qershor edhe postin e tij të paguar miliona Euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA