Të martën qyteti Wuhan dërgoi dhjetëra ambulanca për të transportuar pacientët e konfirmuar të infektuar me koronavirusin e ri.
Sipas nëndrejtorit të spitalit “Huoshenshan” Xu Diya, ushtria kineze ka dërguar një personel mjekësor prej 1400 vetash në këtë spital të ngarkuar me misionin e trajtimit të të sëmurëve nga pneumonia e shkaktuar nga koronavirusi i ri. Po të martën spitali “Huoshenshan” ka pranuar kontigjentin e parë prej 45 pacientësh, të gjithë në gjendje të lehtë. Me përfundimin e testimit dhe përsosjen e kushteve të mjekimit, mjekët do të fillojnë gradualisht punën e tyre të shpëtimit, duke pranuar pacientë në gjendje të ndryshme. Në të ardhmen do të shtohet forca e mjekimit edhe për pacientët në gjendje të rëndë.
“Sipas standarteve të pranimit të pacientëve të zakonshëm, raporti midis shtretërve dhe pacientëve është 1:0.6 dhe midis shtretërve dhe infermiereve është 1: 0.6, por këtë herë e kemi ngritur këtë raport për pacientët në gjendje të rëndë, e po ashtu edhe niveli i infermiereve dhe i mjekëve është shtuar më shumë,” tha Xu Diya.
Jiang Rongmeng, anëtar i grupit të ekspertëve të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë dhe kryemjeku i Repartit të Dytë të Sëmundjeve Infektive në Spitalin “Ditan” e Pekinit , tha që tre “spitale kabina” janë aktualisht në ndërtim e sipër në Qendrën Ndërkombëtare të Konferencave dhe të Ekspozitave në Wuhan, në stadiumin “Hongshan” dhe në “Living Room” të Wuhan-it, për të trajtuar të sëmurët e infektuar nga koronavirusi i ri në gjendje të lehtë. Pasi të përfundojë ndërtimi i këtyre “spitaleve kabina”, do të sigurohen 3400 shtretër mjekësorë. Në atë kohë, personeli i mjaftueshëm mjekësor do të mobilizohet nga spitalet kryesore në qytet për të trajtuar pacientët dhe për të monitoruar gjendjen e tyre në kohë reale.Radio e jashtme e Kines, ne gjuhen shqipe
Top Channel