Në rrethin e ekspertëve dhe mjekëve popullorë, uthulla e mollës vlerësohet për shumë përfitime që ajo i ofron organizmit.

Ajo ndihmon në përmirësimin e nivelit të sheqerit në gjak, për problemet me tretjen dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Vështirësia qëndron në sasinë ditore të uthullës së mollës që ofron përfitimet e lartpërmendura.

Në këtë artikull të AgroWeb do të mësoni sasinë e duhur të uthullës që të përfitoni vlerat maksimale të saj.

Uthulla Për Sheqerin Në Gjak

Uthulla e mollës rekomandohet për uljen natyrale të sheqerit në gjak.

Nëse e merrni përpara një vakti të pasur me karbohidrate, uthulla ngadalëson ritmin përpunues të stomakut dhe parandalon ngritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Për të marrë këtë përfitim, rekomandohet që të merrni katër lugë çaji uthull molle përpara vakteve.

Uthulla duhet përzier me pak ujë përpara se të pihet.

Ajo ul sheqerin në gjak vetëm nëse konsumohet përpara vakteve të pasura me karbohidrate.

Për Rënien Në Peshë

Një studim të cilit i referohet AgroWeb, rekomandon se një ose dy lugë gjelle me uthull molle çdo ditë për tre muaj me radhë, ndihmon njerëzit të humbasin 1.2 ose 1.7 kilogramë nga pesha e tyre.

Në harkun kohor të tre muajve, konsumi i dy lugëve gjelle me uthull molle i ndihmon njerëzit të humbasin në peshë dy herë më shumë.

Atë mund ta përzieni në një gotë me ujë dhe ta pini përpara vakteve ose ta hidhni në sallatë.

Megjithatë nuk duhet t’i varni shpresat vetëm te uthulla e mollës për rënien në peshë.

Ushqehuni shëndetshëm me fruta, perime, barishte drithëra të plota, proteinë e të tjerë.

Mos neglizhoni aktivitetin fizik çdo ditë.

Uthulla Për Tretjen

Rekomandohet të pini një ose dy lugë gjelle me uthull molle tretur në një gotë ujë, përpara vakteve.

Një sasi e tillë, ndihmon për të përmirësuar tretjen.

Uthulla Për Organizmin
Ka studime, të cilave u referohet AgroWeb që sugjerojnë se uthulla e mollës duhet konsumuar nga pak çdo ditë për mbrojtje nga sëmundjet e zemrës dhe infeksionet.

Si Të Shmangni Efektet Anësore Të Uthullës
Uthulla duhet përzier gjithmonë me ujë për të neutralizuar aciditetin.

Ky i fundit dëmton enamelin e dhëmbëve, ndaj atë mund ta pini me një pipëz.

Konsumi i dozave të larta të uthullës është i rrezikshëm dhe mund të nxisë osteoporozën ose ulë nivelin e kaliumit në gjak.

Nëse pas pirjes së uthullës, keni të përziera, urth, gromësira e të tjerë, atëherë ndaloni së konsumuari uthullën./AgroWeb

Top Channel