Brexit/ Më shumë se 3,000,000 evropianë aplikojnë për leje qëndrimi në Britani

06/02/2020 18:32

Më shumë se 3 milionë qytetarë të BE kanë aplikuar për të jetuar e punuar në Britani pas Brexit, njoftonin shifrat qeveritare britanike me më shumë se 1 milionë prej tyre të ardhura vetëm nga Londra.

Skema e qëndrimit është quajtur nga ‘më të mëdhatë në histori’ teksa punonjësit po përpunojnë rreth 20,000 aplikime në ditë.

Qytetarët polakë, rumunë e italianë kanë dorëzuar numrin më të madh të aplikimeve për qëndrim në Britani, të cilat kanë ardhur nga njerëz që jetojnë në Angli (92%) në Skoci (5%) dhe 2% nga Irlanda e Veriut.

Qytetarë të BE plus ato të zonës Evropiane Ekonomike si Islanda, Lihtenshtein e Norvegjia dhe Zvicra, janë regjistruar për të vazhduar punën në Britani pas 30 qershorit 2021.

Pas marrjes së statusit të kërkuar ata mund të përdorin sistemin shëndetësor vendas NHS, të studiojnë apo të përfitojnë nga mbështetja sociale, si dhe të udhëtojnë brenda e jashtë vendit. Por për këtë ata duhet të provojnë identitetin, rezidencën në Britani dhe të deklarojnë dënimet kriminale.
Statusi i ‘të vendosurit’ i jepet zakonisht atyre që kanë jetuar në vend për më shumë se pesë vjet, e nëse jo personi merr statusin e të para-vendosurit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA