“Bënë gjithçka për të na shkatërruar”, Trump sulmon Pelosi, Romney, pas rrëzimit të akuzave

06/02/2020 18:58

Presidenti amerikan Donald Trump kaloi dje krizën e rëndë të akuzave të shkarkimit duke u çliruar prej tyre në Senat, dhe u rikthye në positën e tij të preferuar, atë të sulmeve verbale ndaj kundërshtarëve.

Me entuziazëm presidenti Trump tundte sot një gazetë ku shkruhej me të madhe mbi triumfin e tij, teksa mori fjalën në Mëngjesin Kombëtar të Lutjes.
Ai nisi duke sulmuar ata që quante “njerëz të korruptuar e të pandershëm” të cilët e bënë “të kalonte këtë dramë të tmerrshme”, duke iu referuar demorkatëve që tentuan ta largonin nga posti për abuzim me detyrën dhe pengim të punës së Kongresit në çështjen e Ukrainës.

“Ata bënë gjithçka për të na shkatërruar, dhe duke bërëkëtë vunë në siklet të gjtihë kombin tonë. Ata e dinin se e kishin gabim por vunë veten e tyre para kombit tonë të madh. Nuk më pëlqejnë njerëzit që përdorin fenë si justifikim për të bërë diçka të gabuar. Unë tashmë lutem për ju “, tha Trump duke iu referuar kryetares demokrate të Dhomës së Ulët, Nancy Pelosi, dhe Senatorit republikan Mitt Romney, të cilët kanë përmenduar besimin fetar në lidhjen e tyre me Trump.

Romney ishte republikani i vetëm që theu radhët partiake dhe votoi pro shkarkimit të Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA