Premier League bën prapakthehu në vendimin e saj për afatin e mbylljes së merkatos të transferimeve të muajve të verës. duke nisur që nga ky vit, ky sesion merkatoje do të mbyllet në të njëjtën ditë si klubet e tjera evropiane në fund 1 shtator.
Drejtuesit e klubeve të kampionatit më prestigjioz arritën marrëveshjen për të kthyer sërish këtë datë si atë të mbylljes së lëvizjeve në merkato.
E gjithë kjo ndodhi pas një takimi që ata zhvilluan në hotelin Central London duke e anuluar vendimin e një viti më parë, për të mbyllur merkaton një ditë para filllimit të sezonit futbollistik, me Premier Leaguen që e nisi atë në 9 gusht. në atë kohë klubet që e kundërshtuan më shumë vendimin për të mbyllur merkaton 1 ditë para nisjes së sezonit ishin Chelsea dhe Manchester United, ndërkohë që Liverpool, Tottenhami dhe Arsenali e mbështetën këtë ide,. por tani duket se këto të fundit ndërruan mendje dhe u shprehën dakord për rikthimin në sistem i e vjetër duke parë pasiguritë e verës së kaluar. Klubet britanike në 2019 vunë re që ato të kampionateve të tjera në kontinentin evropian kishin 25 ditë më shumë në dispozicion për të bërë përforcimet e tyre që do të thotë më shumë avantazh.
Sipas tabloidit The Sun në mbledhjen e zhvilluar këtë vit, 6 Klubet e Mëdha të premier Leagues votuan në bllok për ndryshimin e datës së mbylljes së merkatos dhe më pas për kthimin në sistemin e mëparshëm, ndërkohë që afati i mbylljes së merkatos më herët u mbështet nga ekipet më të vogla të Premier Leagues. në fund fitoi vullneti i gjigantëve të Futbollit anglez dhe Premier League doli me komunikatë zyrtare ku njoftoi ndryshimin e datës së mbylljes së merkatos së transferimeve të verës për sezonin 2020/2021
Top Channel