Një tjetër rast ndaj dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit është goditur nga policia.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë arrestuar në flagrancë K. Q., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky i fundit në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, me automjetin tip “Toyota” po transportonte 4 shtetas sirianë, nga Korça në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit 200 euro për secilin.

Top Channel