Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, me pasojë vdekjen e një këmbësori.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një këmbësor, shtetasi A.B., 50 vjeç është goditur nga një kamion, me targa AA 216 AE, teksa po kalonte rrugën. Nuk është bërë ende i ditur identiteti i viktimës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbuluar më tepër rreth ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2020, rreth orës 17:00, tek vendi i quajtur mbikalimi i Shkozetit, shtetasi A.B., duke drejtuar mjetin tip “Man” kamion, ka aksidentuar një këmbësor rreth 50 vjeç, i gjinise mashkull , akoma i pa identifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA