Vetting-u në polici/ Kush janë krerët e lartë që pritet të kalojnë në ‘sitë’ këtë javë, sot kreu i Gardës dhe Antiterrorit

05/02/2020 10:18

Pas procesit të vettingut në drejtësi, e njëjta gjë ka nisur edhe me policinë.

Vetëm këtë javë pritet të kalojnë në ‘sitën’ e vetingut shumë krerë të lartë. Ndërsa dita e sotme ka nisur me kreun e Gardës dhe Antiterrorit, Gramos Sakon dhe Gledis Nano.

Ndërsa nesër pritet të zhvillohet seanca ndaj Ardi Veliut me funksion Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Lista si më poshtë

Subjekti: Z. Gramos Sako me funksion Komandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë
Data/Ora: E mërkurë, datë 5 Shkurt 2020, ora 10:00
Trupa e Vlerësimit: Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska, Artur Baku

Subjekti: Z. Gledis Nano, Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
Data/Ora: E mërkurë, datë 5 shkurt 2020, ora 12:30
Trupa e Vlerësimit: Nertila Sadedini, Adriana Meko, Arta Lleshi

Subjekti: Z. Ardi Veliu me funksion Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Data/Ora: E enjte, datë 6 Shkurt 2020, ora 12:00
Trupa e Vlerësimit: Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska, Artur Baku

Subjekti: Z. Artan Shkëmbi me funksion Drejtor i Drejtorisë Hetimore Qëndrore, në Departamentin për Policinë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Data/Ora: E premte, datë 7 Shkurt 2020, ora 10:00
Trupa e Vlerësimit: Alban Laska, Artur Baku, Mirela Ujkani (Miti)

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0

FOTO GALERI
1/3

Top Channel