Turqi, 38 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga orteku

05/02/2020 17:37

“Sipas informacioneve që kemi marrë, 38 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 53 të tjerë janë lënduar”, thuhet nga AFAD-i

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë bllokuar pasi një ortek i dytë u regjistrua në një faqe mali në turqi. Rreth 300 pjesëtarë të skuadrave të shpëtimit ndodheshin në vendngjarje, në afërsi të kufirit lindor me iranin, pasi një ortek i mëparshëm i kish marrë jetën pesë personave. Më shumë se 50 vetë besohet se janë bllokuar në makinat e tyre në zonë, pas ortekut të fundit. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin njerëz që largoheshin me barrela. Sipas të përditshmes turke Hurriyet, guvernatori i provincës Van, Mehmet Emin Bilmez tha se oficerë policie, roja sigurie, një zjarrfikës dhe një numër civilësh, janë mes viktimave.
Përpjekjet e kërkim shpëtimit po vazhdojnë. Ministria e brendshme tha se të paktën 30 vetë ishin nxjerrë nga bora deri më tani. Bilanci i viktimave dhe të lënduarve ndërkohë mund të rritet akoma më shumë.
Ushtarë dhe banorë të një qyteze të afërt iu bashkuan përpjekjeve të shpëtimit, që u penguan jo pak nga mjegulla dhe bora. Përvec pesë viktimave, dy persona konsideroheshin të zhdukur pas ortekut të parë, që mbuloi nën tonelata borë një furgon dhe një mjet tjetër që po përdorej për të pastruar borën. Një punëtor ndërtimi, që kish mundur të shpëtonte mbrëmjen e të martës, kishte ngritur alarmin.

FOTO GALERI
1/26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA