Një turiste u detyrua të priste të dyja këmbët e saj për një rrëzimi horror në shinat e metrosë së Nju Jorkut.

Visaya Hoffie besohet se u godit nga dy trena pasi u rrëzua në shinat e një stacioni në Manhattan.

Ajo u detyrua të gjymtonte të dyja këmbët poshtë gjunjëve pasi ishte kaluar nga një tren me shtatë vagona. Turistja australiane thotë se do të padisë kompaninë për neglizhencë dhe ka nisur një peticion ndaj autoriteteve të transportit të qytetit.

Hoffie, 23 vjeçe nga Brisbane, pretendon se është goditur nga dy trena, duke thënë se lokomotiva e dytë që ndaloi në stacion nuk arriti të frenonte në kohë.

Hoffie fillimisht u mbajt në jetë me makinerinë e asistencës pas aksidentitnë orët e para të 11 janarit në stacionin e 14th Street Station.

Mamaja e saj shkruante në një postim në Facebook: “Visaya tashmë merr frymë me ndihmën e makinerisë, dhe ka nisur të hajë. Është me qetësues por optimiste. Procesi i rekuperimit do të jetë i gjatë dhe i ngadaltë. Ju falemnderit për mbështetjen”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA