Polica e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një 35 vjeçari i cili kryente vjedhje biçikletash.
Ai akuzohet për të paktën 4 vjedhje të kryera.
Tiranë
Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, një 35 vjeçar që kryente vjedhje biçikletash.
Zbardhen një sërë vjedhjesh të biçikletave të ndodhura më parë
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 2, pas analizimit të pamjeve filmike dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e personit që dyshohej si autor i vjedhjes së biçikletave, bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
Shtetasi E. T., dyshohet se në datën 03.02.2020, rreth orës 11.00, ka vjedhur biçikletën e shtetasit J.P.
Po në vijim të veprimeve hetimore u bë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh të tjera të kryera më parë nga ky shtetas dhe konkretisht :
o Me datë 03.02.2020, në rrugën “Komuna e Parisit”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit K.Gj.
o Me datë 03.02 2020, në rrugën “Don Bosko”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B.Q.
o Më datë 28.01.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A.Z.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera, ku dyshohet se janë kryer nga ky shtetas
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja” .
Top Channel