Një kalimtare është plagosur në qendër të qytetit të Shkodrës, në Pedonale. E plagosur pasi u qëllua në këmbë mbeti shtetasja Liljana Jeremia, 30 vjeçe, banuese në Golem.
Ajo u dërgua me urgjencë në Spitalin e Shkodrës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ajo u qëllua gabimisht pas zënkës mes dy personave të tjerë.
Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve. Gjithahstu janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve.
Ja njoftimi i policisë:
Shkoder/ Informacion Paraprak
Me datë 05.02.2020, rreth ores 22:40, ne lagjen “Vasil Shanto”, Shkoder, në Pedonale, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja L. J. 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve
Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve.
Top Channel